Login

Username:

Password:

Remember me



Lost Password?

Register now!

Main Menu

Links

RISI
Për te ZBRITUR kengën e Unitës, kengtares se re tetovare, klikoni mbi FOTON






 

Lajmet e Fundit



Universiteti Shtetëror i Tetovës

MAQEDONI

Kryeministri Gruevski i shmanget takimeve me Ahmetin Takimi i paralajmëruar gjatë kësaj jave midis dy partnerëve të koalicionit Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit ka dështuar. Kjo bëhet e ditur nga burime partiake brenda partisë VMRO-DPMNE, me ç`rast për agjencinë e lajmeve INA bëhet e ditur se agjenda e ngarkuar e kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka bërë që të anashkalohet takimi me Ahmetin, i paraparë për t`u zhvilluar gjatë ditës së enjte dhe të premte. “Deri tani nuk ka asgjë, por nuk mund të themi se ata nuk do të takohen”, ka qenë përgjigja nga selia e VMRO-DPMNE. Në BDI nuk kanë dashur të komentojnë këtë takim, i cili sipas tyre është në vazhdën e dialogut ndërqeveritar për përcaktimin e agjendave dhe zgjidhjeve. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti megjithatë është takuar të enjten në mbrëmje me liderin e partisë më të madhe opozitare LSDM, Branko Cërvenkovski, ku kanë diskutuar për zhvillimet e brendshme politike dhe zhbllokimin e procesit evrointegrues. Takimi i paralajmëruar midis Ahmetit dhe Gruevskit pritet të shtrojë në diskutim çështjen e zgjidhjes së kontestit të emrit, zgjidhjen e statusit të UÇK-së si dhe probleme të tjera që tangojnë partinë shqiptare në pushtet. (INA)

KOSOVË

Bukoshi, kandidat për kryetar të LDK-së Kuvendi zgjedhor i LDK-së do të mbahet më 23 dhjetor të këtij viti, ditën kur edhe festohet datëlindja e kësaj partie- raporton Klan Kosova. Për këtë gjë, është folur të premten në takimin e kryesisë me kryetarët e degëve, ndërsa merret vesh se gara për zgjedhjet në LDK do të nisë me 10 shtator. Pjesë e luftës për të parin e partisë do të jetë edhe ministri aktual i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi. Sipas burimeve të televizionit, ai, bashkë me një grup jo të vogël të njerëzve me ndikim në LDK ka shfaqur gatishmërinë të kandidojë për postin kryetarit dhe këtë ia ka bërë me dije edhe Fatmir Sejdiut, që mban të ngrirë postin e të parit në këtë parti. Në anën tjetër, merret vesh se grupi i afërm me presidentin, po përgatit një strategji tjetër, pasi që nuk e shohin si serioze kandidaturën e Bukoshit, ndonëse e vlerësojnë si punë e demokracisë së brendshme futjen e tij dhe të tjerëve në garë. Ndryshe, burimet e Klan Kosova thonë se Sejdiu ka propozuar 50 emra të rinj e të njohur për publikun, për t’i kooptuar në strukturat e larta të partisë, në mënyrë që ata të hyjnë në garën për funksione në këtë subjekt politik. (Telegrafi)

Radio Focus Live


Favoriti


VEZE SHARRI DHE LEKER

Publicitet


Lërni gjurmë! Bëni publicitet në Radio Focus

Agjenci Lajmesh

Televizione

Shkence

Studentet

Personale