BALLINA EMISIONE KOMENTE FOTOALBUM MARKETING RRETH NESH
  
   Regjistrohuni në Radio Focus!    Hyrja  
Login
Username:

Password:


Lost Password?

Register now!
Sondazhe
PĖR CILĖN PARTI POLITIKE DO TĖ VOTONI ?
PDSH (Menduh Thaēi)
BDI (Ali Ahmeti)
PPD (Abdylhadi Veseli)
BDSH (Bardhyl Mahmuti)
BDK (Hisni Shaqiri)
Nuk e di akoma
CILI KUALICION JU DUKET MĖ I DOBISHĖM PĖR SHQIPTARĖT E MAQEDONISĖ
PDSH - BDI
BDI - BDSH
PA KUALICION
NUK E DIJ
Si mendoni, ēdo tė ndodh me Kosovėn nė tė ardhmen?
Do qėndroj shtet i pavarur 59%
Do tė thellohet akoma statusit i protektoratit 3%
Do bashkohet me Shqipėrinė 29%
Nuk e di 7%
Kush ėshtė online
17 user(s) are online

Members: 0
Guests: 17

more...
Publicitet
Lėrni gjurmė! Bėni publicitet nė Radio Focus!
FAVORITI

  VEZE SHARRI DHE LEKER



LAJMET E FUNDIT
KĖNDI ARTISTIK
POEZI TĖ ZGJEDHUARA TĖ AUTORES SĖ MIRĖNJOHUR FLORA BROVINA NG LIBRI "VERMA EMRIN TIM"

Poezi janė tė pėrzgjedhura nga mbremja letrare me Dr.

Flora Brovina nė APPK, Prishtinė mė 31/1/2007 dhe mund tė gjenden

nė perkthim nė gjrmanisht nga Dr. Zuzana Finger.


TĖ GJITHA VAJZAT QUHEN L I Z A

Tė gjitha vajzat quhen Liza
Tė gjitha vajzat kanė njė botė
Bota e tė gjitha Lizave
Ka ēudirat e veta

EJA NĖ VARGUN TIM

Ballin plot djersė
Duart plot vapė
Eja nė vargun tim
Tė pushosh


UNĖ TI DHE SHIKIMI

Unė ti dhe shikimi
Nė mes teje e meje
Zė vend ai
Nė mes teje e meje
Flet
Me gjuhėn e vet
Nė mes teje e meje
Qė tė na afrojė
Unė ti dhe shikimi


HIJET

Mbrėmje
Njė erė fryu lehtė
Dritat e neonit
Luajnė me hijet
I zgjasin i shkurtojnė
E nė lojėn e hijeve
Ca i afrojnė
Ca i largojnė

NĖ PERON

Askend s“e pėrcolla sonte
Nė trenin qė nxitoi
Nė takim kah peroni tjetėr
Sonte pres ardhjen e trenit tė mesnatės
Pres sonte unė nuk pėrcjell
Dhe eci…
E peroni kotet i lodhur
Nga pritjet dhe pėrcjelljet pambarim
Eci e s“e le tė flejė
(le tė mė bėjė shoqėri)
Unė pres trenin e mbramė tė mesnatės
Nė orėn a madhe
Akrepat akoma luajnė lojėn e tyre
Takohen e ndahen pėr t“u takuar
Unė eci…
Njė plak dremitet i lodhur
Pret edhe ai nė kėtė orė tė vonė
Nisjen e trenit tė mesnatės
Dhe eci…

MĖNGJEZI I QYTETIT TIM

Rrugėt herėt janė zgjuar
Qyteti s“ bėn zhurmė
Njerėzit ecin, ecin dikah
Me pėrshėndetje dhe dėshira nė gojė
Pėr mirė mėngjez
Hapat kėrcasin nė trotuaret e pastruara
Si ēekana fabrikash si maqina shkrimi
Dhe ēdo gjė ėshtė pėrngut
Dhe mėngjesi qė ikėn shpejt
Rrugėt herėt janė zgjuar
Bashkė me shitėsin e gazetave
Me bartėsin e qumėshtin e lustraxhiun.
Kalimtarėt ecin, ecin dika
Dhe njė grua me fėmijė nė krah...


HIRET E NJĖ GRUAJE BIONDE


Albert Zholi


Dashuria njerėzore ėshtė njė zjarr, njė parajsė, njė skėterrė, ku banojnė gėzimi, dhimbja dhe pendimi i hidhur.


Kjo thėnie e Baurnefeldit mė ishte ngulitur thellė nė mendje atė mbrėmje, kur muaji i qershive kishte paraprirė zhegun e stinės sė thatė. Ngula kėmbėt nė qendėr tė Athinės, aty ku tetė udhėt e qytetit mė tė vjetėr tė botės rrjedhin nė sheshin “Omonia” si nė njė amfiteatėr real, duke mė ngjallur pėrshtypjen se i paraprija njė ndeshjeje ndėrkombėshe. Ishte viti 1995 dhe betejės sė perėndimit tė diellit po i afrohej disfata. Drita kishte nisur tė largohej si mikeshė e paftuar, ndėrkohė qė gjallėria njerėzore ishte si nė orėt e punės. Njerėzit e ngarkuar me hallet e tyre hallakateshin me njėri-tjetri. Nė hapat e nxituar kumbonte dėshira pėr t’iu larguar turmės drejt qejfeve, halleve, mėkateve, dėshirave, ėndrrave apo ankthpritjeve vajzėrore. Gjithfarė ngjyrash dhe racash humane parakalonin aty pari, sikur ishte pėrgatitur enkas njė paradė e tillė pėr tė shuar etjen e dallimeve njerėzore. Dalloheshin tezgaxhinjtė bullgarė vetėm nga flokėt e tyre tė qethur shkurt tek fjaloseshin pėr ca dylbi rusė qė po tregtoheshin suksesshėm nė kthinat e lagjeve. Pikasa maqedonasit me kominoshe pune tė spėrkatura me gėlqere dhe njė turmė afrikanėsh me ato rrelat e tyre tėrė yndyrė. Grekėt binin menjėherė nė sy. Indiferentė, tė tėrhequr, rendnin mes kėtij mishmashi racash njerėzore, ku gėlonte frika, misteri, ankthi. Gjithė ajo kupė e gurtė, e stėrmadhe, qė derdhej mė pas nėpėr udhė, dukej se dihaste zorshėm.

Nė kėtė mjegullnajė njerėzore, vetja mė dukej i vogėl, i imėt, i stepur. Ishte hera e parė qė nė qenien time po rrėzėllente njė mendim kaq i papėrshtatshėm pėr tipin dhe dėshirat e mia. Kisha njė telepati tė ēuditshme, sikur kohėt pėrziheshin dhe kujtimet shtriqeshin me realitetin nėpėr kėto udhė. Nisa tė endesha mes njerėzve. Pėr njė moment u shkėputa nga rrethana e ambientit. Hodha sytė rreth e rrotull pėr t’u orientuar dhe pėr tė qartėsuar shikimin. Nė ndalesėn e autobusit, njė burrė i moshuar mbėshtetej te ndėrtesa afėr stacionit. Dukej sikur nga momenti nė moment ngrehina e tij e plakur do tė shembej pėrdhe. Burri kishte mbathur njė kėmishė gri tė lehtė me njė kravatė me ca riga tė vogla, qė binin nė kontrast me fytyrėn e tij tė dalldisur nga zalisja. Plaku u kėrkoi disa herė ndihmė kalimtarėve, por asnjeri nuk denjoi tė kthente kokėn. Tė gjithė vraponin. Flaka nga vetja mėdyshjen dhe stepjen e jashtėvullnetshme qė po mundohej tė mė kaplonte. U afrova te zotėria i vjetėr. Ai psherėtinte dhe pa e shkėputur trupin nga muri i godinės pėshpėriste:

- Taksi, taksi.

Kur pashė indiferencėn e njerėzve u afrova fare pranė.

- Mund t’ju ndihmoj? - i thashė me pėrzemėrsi.

- Mė ndihmo tė gjej njė taksi, - pėshpėriti ai duke zgjatur drejt meje dorėn qė i dridhej. Pastaj…

- Nga gjuha dukeni i huaj, shpresoj tė paktėn tė mos jeni shqiptar, - foli me njė zė akoma mė tė zvargur, sikur dilte nga fundi i dheut pėr tė dhėnė njė amanet. Tashmė filluan tė mė priteshin edhe mua gjunjėt, por nuk e dhashė veten. Re tė errėta vėrshuan nėpėr sytė e mi. Mizėria e njerėzve m’u duk si njė dėng i madh bari ngjyrė gri. Ishin ato fjalė qė mė preknin, mė provokonin, mė errėsonin mendimin. Shtrėngova dhėmbėt. Ata kėrcitėn si njė shtrėngim zaresh metalikė brenda njė kutie hermetike, pėr tė mbėrthyer brenda vetes zhurmėn tėrsėlluese tė inatit tipik shqiptar kur i pėrēmojnė atdheun. Por i mblodha forcat. Ishte rasti i parė qė thura njė kompromis kaq tė pakėndshėm me veten pėr tė realizuar njė gjest fisnik. Bėra sikur nuk e dėgjova shprehjen e fundit.

Edhe kur kėrkon ndihmė ky njeri paragjykon dashurinė njerėzore!

I futa krahun dhe tė dy u afruam te rruga. Shtrėngimi i krahut sikur e zbuti inatin shqiptar, pėr t’i lėnė vendin e duhur dashurisė njerėzore. Turma e njerėzve te stacioni na hapi rrugėn pėr tė parakaluar lirshėm deri te bordura. Vetėm tani turma e njerėzve shprehte habi dhe na kundronte me vėmendje pėr tė pyetur gjoja se ē’kishte ndodhur.

Ngrita dorėn. Sakaq te kėmbėt tona ndaloi njė taksi. I moshuari i dha adresėn.

- Nė lagjen “Pagrati”. Rruga…,- fjalėt e fundit nuk i kuptova mirė.

- Pagrati?! - mėrmėrita unė me vete. Nėn peshėn e kėsaj mėrmėritjeje qė mė zvarrej nėpėr qenien time si njė qenush i pėrkėdhelur shtėpiak, mendimet mė fluturuan larg, aty nė atdheun tim, nė shtėpinė time, nė njė bisedė qė mė kishte bėrė kohė mė parė se tė merrja rrugėn e kurbetit xhaxhai im, partizan nė Luftėn e Dytė Botėrore:

Ishte viti 1940. Vit kur lufta italo-greke la gjurmė tė thella nė historinė e popullit shqiptar dhe atij grek. Kur trupat greke i vunė para trupat italiane dhe ato pak trupa mercenare shqiptare tė mobilizuara me forcė u hodhėn pėrkrah trupave greke, kėmishėzinjtė e panė punėn pisk. Nė kėtė kohė unė sapo isha larguar nga fronti i luftės dhe po kthehesha nė shtėpi. Dy ditė mė parė, nė grykėn e Mezhgoranit, trupat italiane kishin marrė njė goditje tė fortė nga forcat greke. Nga tė dyja palėt kishte shumė tė vrarė dhe tė plagosur. Unė, me njė belxhik gjerman nė krah, po i bija anės sė shpatit tė malit pėr t’u kthyer nė Tepelenė. Nė rrėpirėn e faqes sė malit, disa qindra metra larg rrugės automobilistike Uji i Ftohtė –Tepelenė, disa metra larg tė ecurit tim nė rrugė dhish, pas njė ferre dėgjova njė rėnkim tė thellė. Ndalova hapat. Rėnkimi erdhi edhe mė i thellė nė dėgjesėn time tė vėmendshme. Ndėrrova drejtim dhe i rashė ferrės nga prapa, duke marrė belxhikun nė dorė gati pėr tė qėlluar. Kur u afrova fare pranė, pashė njė ushtar grek tė mbuluar me gjak. Kur mė pa me belxhik nė dorė, gati pėr tė qėlluar, ai mė tha nė gjuhėn e tij:

- Mi mu skotos! (Mos mė vrit). Unė nuk e kuptova gjuhėn e tij, por nga mėnyra se si fliste, nga shprehja qė i mori fytyra, sigurisht qė kėrkonte ndihmė. Kapota i kishte ndėrruar ngjyrė. Ishte lulėkuqe. Ula belxhikun nė shesh dhe i zbėrtheva kapotėn. Plumbi i kishte shpuar kofshėn e djathtė dhe gjaku vazhdonte ende t’i rridhte. I zbėrtheva pantallonat, grisa kėmishėn time dhe fillova ta pastroja me ujė dhe t’i lidhja plagėn. Te vendi ku kishte hyrė plumbi hodha duhan tė grirė. Ky ishte ilaēi mė i mirė pėr momentin. I plagosuri mblodhi paksa veten dhe ēehrja e fytyrės i mori njė nur buzėqeshjeje.

- Efkaristo, efkaristo (faleminderit),-mė tha disa herė. Patjetėr qė mė falėnderonte. Sytė filluan t’i shkėlqenin nga gėzimi. Nė fytyrė filloi t’i lodronte njė gėzim ėndėrrimtar. Ndoshta kujtonte familjen, tė dashurėn, miqtė, tė afėrmit. Nė moshė nuk mund t’i kalonte tė 22 -23 vjetėt. Vinte i gjatė, me trup tė rregullt, zeshkan, syzi, flokėzi dhe njė hundė tė pėrkulur nė majė. Derisa ra mbrėmja, ia pastrova dy-tri herė plagėn, i laga buzėt me ujė dhe i dhashė nga ajo pak bukė misri me qepė dhe gjizė qė kisha me vete. Ai mezi e pėrtypte bukėn dhe unė detyrohesha t’ia lagia me ujė. Kur dielli perėndoi prapa malit dhe nėpėr rrugėt e dhive nuk shihja asnjė kėmbė njeriu, e hodha nė krah dhe mora rrugėn pėr nė Tepelenė. Mezi ecja. Herė pas here e ulja nė tokė dhe ecnim tė dy. Krahu i tij rrethonte shpatullat e mia dhe ai ecte me njė kėmbė. Dukeshim tepėr tė vetmuar atė natė, ku errėsira e malit dhe zhurma e ujit tė Vjosės tė pėrcillnin oshėtimėn e krismave dhe frikėn e ndihnin prita tė paparashikuara. Qielli ishte mbuluar me re dhe hėna nuk ishte e zonja as tė nxirrte kokėn nė dritare pėr tė parė simpatizantėt e saj apo pėr tė dhėnė njė pėrshėndetje dritėdhėnėse tė paktė nė atė natė pėrpjekjeje, lufte mes jetės dhe vdekjes. Ne ishim shkrirė nė njė trup, madje gjaku i tij nė tė njėjtat pėrmasa kishte ngjyrosur edhe rrobat e mia. Ai mundohej me ēdo kusht qė tė mbante rėnkimet e justifikuara tė dhembjes. Bėnte tė pamundurėn pėr tė mos mė shqetėsuar mė tej apo pėr tė mos shkaktuar zhurmė, e cila kushedi ēfarė pasojash do tė na sillte. Nuk e di sa orė ecėm ashtu. Orė qė na u dukėn muaj. Nė tė gdhirė mbėrritėm te shtėpia e njė mikut im nė Tepelenė. Lehja pėrjashta e qenit, duke tendosur vrullshėm, deri nė shqyerje, zinxhirėt e lidhjes, e bėnė tė zotin tė dilte pa arritur te gardhi.

- Kush ėshtė aty? - foli qė nga dera e brendshme e shtėpisė miku im.

- Hape Novruz, hape, Zenuni jam.

- Ē’e mirė tė solli nė kėtė orė, mor njeri i mirė? – foli i shqetėsuar mė shumė me vete Novruzi sesa me ne dhe, duke rregulluar edhe njė herė xhaketėn nė krah, u afrua tė hapte derėn e oborrit. Sa hapi derėn shtangu.

- Futu, ē’pret! - u drejtua bashkėfshatari dhe kapi krahun tjetėr tė ushtarit grek. Nė atė kohė e gjithė familja ishte mė kėmbė. Novruzi iu drejtua gruas:

- Shpejt ujė tė ngrohtė pėr plagėn dhe bukė pėr tė ngrėnė, - pastaj filloi tė llafoste me mua. Greku nuk na e ndante shikimin. Siē duket iu rizgjua dyshimi i fillimit. Unė, pasi hėngra pak bukė, dola jashtė pėr tė shkuar te njė mik i yni, mjek popullor, i cili duhej tė hiqte plumbin nga kofsha. Nevruzi me tė shoqen filluan tė merreshin me ushtarin grek. Unė u ktheva pas dy orėsh. Kur u futa brenda nė dhomė, greku thuajse u ngrit nė tė ndenjura nga gėzimi. Nuk e besonte se erdha. Mendonte se po e tradhtoja apo kishim dėshirė ta vrisnim.

- Irthe (erdhe) Zenuni? – mė tha duke lotuar. Sa ngushtė e ndjeva veten! Kishte tė drejtė. Nė kėtė dreq lufte ēfarė nuk ndodh. Unė isha tre-katėr vjet mė i madh se ai. U mallėngjeva. Pa dashur dy pika lot mė ranė faqeve tė rreshkura nga era e malit. Ata lot humbėn nė rrėnjėt e qimeve tė faqeve tė

parruara. Ndėrkohė, Serveti, mjeku popullor, filloi nga puna. Nuk mund t’i pėrshkruaj ato tri orė punė apo luftė qė bėri Serveti pėr tė hequr plumbin nga kofsha e ushtarit grek. Shpesh ai na thoshte emrin: Janaqis Kazanopulos. Mezi ia mėsova emrin dhe mė vonė, nė njė letėr cigareje, i shkrova emrin, mbiemrin dhe lagjen ku banonte nė Athinė. Banonte nė njė nga lagjet mė tė vjetra tė Athinės, nė lagjen “Pagrati”. Siē duket, kishte frikė mos vdiste dhe nuk e merrnin vesh tė shtėpisė. Gjithmonė nxirrte nga gjoksi fotografinė e njė vajze dhe e kundronte si fėmijė. Si duket ishte e dashura. Edhe kur Serveti filloi tė hiqte plumbin nga kofsha, ai nxori fotografinė nga gjoksi dhe e mbėshteti te faqja e djathtė. Nė ato orė pėrpjekjeje ai forcėn e gjente tek ajo fotografi, qė pėr ato tri orė kushedi sa lot dhe kripė loti mori pėrsipėr. Tek ajo fotografi ai ndoshta gjente qetėsinė, forcėn, kėnaqėsinė, shpresėn. Kur Serveti me pincėn nė dorė i tregoi plumbin e nxjerrė nga kofsha, ai bėrtiti nga gėzimi:

- Mana mu. Efkaristo megalo alivanos (Nėna ime! Faleminderit shqiptar i madh) - dhe puthi fotografinė e sė dashurės. Nė shtėpinė e Novruzit, Jani qėndroi 10 ditė. Pasi e mori veten dhe gjendja ishte qetėsuar, ai u nis pėr nė atdhe. Nuk mund t’i harroj lotėt e tij. Me mijėra herė mė tha tė shkruaja adresėn dhe t’i mbaja mend emrin.

- Ine orea onoma. Janaqis, Janaqis Kazanopulos. Efkaristo, ekato fores efkaristo. Iseste me megali kardhja (Njėqind herė faleminderit! Jeni me zemėr tė madhe), - na thoshte me qindra herė. Edhe gjatė rrugės ai e ktheu dhjetėra herė kokėn prapa, duke na pėrshėndetur me tundjen e dorės nė ajėr dhe mė pas duke e afruar te buzėt. Tani qė do tė shkosh nė Athinė, po pate mundėsi shih njė herė se ndoshta e gjen nėse rron ,- mė pati thėnė xhaxhai 84-vjeēar.



Isha zhytur i gjithi nė meditime kur taksixhiu u nis. Minutat e para isha nė botėn time, ndėrsa instinktivisht zotėrisė fillova t’i fėrkoja ballin, shpatullat… Ai psherėtinte duke mė thėnė:

- Rrofsh mor bir, rrofsh. Kur mbėrritėm tek adresa dhe taksixhiu ngadalėsoi shpejtėsinė, i zgjata atij lekėt, i futa sėrish krahun tė moshuarit dhe e nxora me mundim nga taksia. Ai, duke parė gjestin tim, nxori portofolin pėr tė mė dhėnė paratė, ndėrsa unė ia futa ato nė xhep. Kur iu afruam derės sė apartamentit, nxori ēelėsat nga xhepi dhe unė e ndihmova tė hapte derėn. Te mbishkrimi i ziles elektrike, aty ku shėnohen emrat e banorėve, lexova P. Kazanopulos. Shtanga. Ai mbiemėr pėrkonte me mbiemrin e grekut qė xhaxhai kishte shpėtuar nė luftė. Edhe lagjja po ajo ishte. Pėr njė moment mendova ta pyesja, por gjendja e tij shėndetėsore si dhe mėnyra e parė e reagimit tė tij ma ndryshuan mendjen. Ai futi sėrishmi dorėn nė xhep pėr tė mė dhėnė lekėt e taksisė dhe mė kėrkoi adresėn. Unė i zgjata kartėvizitėn dhe i kėrkova kartėvizitėn e tij. Ai me vėshtirėsi e nxori nga xhepi i brendshėm i xhaketės, duke mė parė me vėmendje dhe dashamirėsi. Pastaj, duke i zgjatur dorėn, i thashė:

- Zotėri, nuk mė duhen ato para. E bėra nė emėr tė dashurisė njerėzore. Unė jam shqiptar. Nga ata shqiptarėt qė ti shprehe dyshim dhe mosbesim. Dashuria njerėzore nuk ka kombėsi. U largova duke i shtrėnguar dorėn me pėrzemėrsi. Atij filluan t’i rridhnin lot nga sytė. U mbėshtet te parvazi i derės dhe psherėtiu.

- Signomi pedhi mu (mė fal biri im), - dėgjova zėrin e tij tė mekur si nė njė hon. U zverdh edhe mė shumė nė fytyrė. Unė u largova me shpejtėsi dhe kur ktheva kokėn, ai ende ishte i mbėshtetur te dera duke mė tundur dorėn qė i dridhej. Pendimi ndihej nė gjithė qenien e tij. Ndoshta donte tė kėrkonte falje, ndoshta donte tė dinte diēka mė tepėr pėr mua. Ndėrsa unė ia dhashė vrapit pėr nė shtėpinė time me qira, disa qindra metra larg grekut tė moshuar. Mbiemri Kazanopulos u ngulit fort nė mendjen time. Sa hyra nė korridor, menjėherė ngrita receptorin e telefonit dhe formova numrin e telefonit tė xhaxhait nė Tiranė.

-Urdhėro,- dėgjova zėrin e tij tė mplakur nga mosha.

- Si je xhaxha? Asimi jam!

- Asim, o bir, si je? Ke kohė pa mė marrė nė telefon. Si i lodhur mė dukesh, bir? Apo kurbeti kėshtu e ka, tė lodh.

Nuk dija ēfarė t’i thosha. Nė fakt e kisha tejkaluar ca dhe tė moshuarit e ndiejnė mungesėn, sidomos kur bėhet fjalė pėr nipėrit ndaj tė cilėve e shfaqin hapur dashurinė.

- Mirė jam xhaxha. E kam shkelur pak, por sot mė ka ndodhur njė ngjarje interesante.

- Ēfarė? - pyeti ai rrufeshėm.

- Kam takuar dikė me mbiemrin e atij grekut, Kazanopulos, qė keni shpėtuar ju nė luftė. Banonte nė tė njėjtėn lagje, por emrin e ka ndryshe.

- Pyete, pyete, sepse Jani kishte njė vėlla,- foli i gėzuar xhaxhai nga ana tjetėr e telefonit.

- Oh, sa mirė sikur tė jetė gjallė dhe ta takosh! Mė ka mbetur peng nė zemėr qė nuk kam marrė vesh se si ka ikur ai njeri nė Greqi pasi u nda nga ne. Pyete dhe mė kthe pėrgjigje. Mbylle telefonin tani. Hajt se flasim pasi tė marrėsh pėrgjigje. Thuaja tė gjitha sa tė kam thėnė. Fisi i tij duhet tė jetė patjetėr - dhe e mbylli telefonin. Unė mbeta me receptor nė dorė. Rrija si i hutuar. Nuk dija ē’tė bėja. Nxora nga xhepi kartėvizitėn e grekut dhe lexova: Panajotis Kazanopulos. Ula receptorin dhe hapa frigoriferin. Mora njė birrė “Amstel” dhe fillova ta pija gjithė etje. Skena me plakun grek nuk mė nxiti ta telefonoja, diēka mė frenonte. Por nga ana tjetėr nuk mund t’i rezistoja tundimit nga nxitja dhe dėshira pėr tė plotėsuar njė kėrkesė tė xhaxhait. Piva birrėn e parė dhe mora njė tė dytė. Me tė nė dorė u afrova pėr te telefoni. Sa bėra tė ngrija receptorin, dėgjova zilen e tij. E lashė sa tringėllima e tij shurdhuese mbushi mbi katėr herė me zhurmė hapėsirėn e dhomės dhe u pėrgjigja:

- Parakalo! (Ju lutem, urdhėro!)

- Qirie Asimin thelo sas parakalo (Zotin Asim dua ju lutem), - u dėgjua njė zė i vrarė nga ana tjetėr e telefonit.

- Asimi jam, - u pėrgjigja unė me zė tė prerė.

- Jam ai zotėria qė mė ndihmuat sot. Mund tė mė thoni ēfarė e keni z. Zenun nė Shqipėri se keni mbiemėr tė njėjtė?

- Xhaxha e kam,- i thashė me zė tė shtruar. Momente heshtjeje nga ana tjetėr e telefonit. Nė aparat dėgjohej rėnkimi dhe frymėmarrja e vėshtirė e grekut.

- Eh, sot mė vrave dy herė mor bir. Sot, nė ditėn mė tė rėndė shėndetėsore, mė ndihmove. Xhaxhai yt ka shpėtuar vėllanė tim nė kohėn e luftės. Ai ka vdekur para 3 vjetėsh, por ma ka lėnė amanet tė njihja me ē’tė ishte e mundur xhaxhanė tėnd.

Nga ana tjetėr e telefonit dėgjova receptorin tė lėshohej nė dysheme.


TAKIMI I HUMBUR

Dino Buzzati


Korridori i lagesht e i zymte i shtepise nr. 8 pergjate shetitores, me shkallinen prej mermeri te kuq te erret dhe dy amure te bronxte permbi parmake, nga nje ne cdo ane.
Ndoshta dikur kishte qene pallat zoterinjsh (trokellime takash te holla shkalleve, ne hije fytyra te zbehta grash te reja me vel ngjyrevjollce, ndersa jashte, pas oresh e oresh, ne pasqyrimin e lepire ne te gjelbert te gazit, kuajt e humbisnin durimin duke perplasur thundrat mbi gure). Pastaj kishte filluar pak nga pak te merrte te tatepjeten, perhere e me pak njerez elegante e me shume shites ambulantė, dhe karrocat e shkaperdara, tani vec ndonje kamionēine, a makine private, por rralle e me rralle, ama; dhe dielli nuk hynte kurre, sepse paradhoma binte nga veriu, as hena kurre; dhe ne henezen prej qelqi te mesakut portjera flokeshprishur e shtepise, duke kapsallitur syte.

Po ti a ishe ate dite? Me ke pritur? E nese po, sa me ke pritur? Une rendja per te mberritur ne kohe, duke dihatur, duke u penguar, mund te me merrnin per te marrė. Por do ish dashur te fluturoja. Isha larg, i flakur tej nga jeta krejt papritmas, ne nje distance te frikshme nga ti, qe s'mund ta dije.
Keshtu, kur ora eci aq shume, sa ishte e pamundur te mendohej qe ti ndodheshe ende aty, une reshta se vrapuari dhe, dalengadale, sot kam arritur por ti s'je me.
Nuk je me, sepse kane kaluar shume vite, dymbedhjete vjet rruge te panderprere ne drejtim te kthimit, dhe amuret e bronxta jane zhdukur, ne fyturat e vajzave prej allēiu nen qemer, pluhuri ka krijuar rrathe te neveritshem te syte, dhe suvate e rena, dhe ne henezen e qelqte te mesakut portjerja flokeshprishur qe kapsallit syte, perhere. Dhe aneve tabeleza njera mbi tjetren "Dentist ne katin e III - Sittam, perfaqesi reklamash - Farera vajore - Vinci-Guerra ne te IV - Noteria Rossi-Schaffera" Dhe nje tablo e madhe e fotografise artistike Lebois me fatalen me syte nga qielli, burrin mondan me monokel dhe buzeqeshje trashanike, vajza e vogel e maskuar si dame e viteve shtateqind, gjenerali me uniforme parade, mbushur me stringla, borgjez i rende e i flashket, ne syte e kermillte barra te tmerrshme familjare. Kurre, pra, dielli s'ka hyre ne kete korridor te mallkuar; as cicerima zogjsh, as hije resh ne arrati. Por vajtje-ardhje pa hare, peshtyma ne pluhurin e vjeter, lart e poshte njerzit per te noteri e dentisti.
Une pyes:
"Me falni, valle mos keni pare gje "filankėn"?"
"Kur?" pyesin.
"U bene fiks dymbedhjete vjet."
"Po" pergjigjet njeri, "me kujtohet. Po rrinte ne kembe e po priste. Kishte nje pallto blu e nje kapele me lule. Ishte e hirshme, shume e hirshme"
"Seriozisht ju kujtohet? Pas dymbedhjete vjeteve dhe ju kujtohet?"
"Edhe sikur pesedhjete te kishin kaluar, prape pse prape do te me kujtohej shume mire, perhere do ta kujtoj... E njoha pikerisht atehere, ate dite, tek po priste para portes se madhe. Binte shi. Priti rreth nje ore. Pastaj une e shoqerova me cader ne shtepi...Ėshtė ime shoqe, zoteri, me ndjeni."



TRADHĖTIA

-tregim-

Nga Albert Zholi

Tė nesėrmen e asaj dite dasme, ēifti u nis drejt Greqisė. Flora akoma ndjente nė trup dhimbjen e ēvirgjėrisė e tė pagjumėsisė. Doriani qe mbėshtetur nė ndenjėsen e autobuzit e shihte jashtė i menduar e indiferent. Flora, me kokėn te supi i tij, here pas here i shtrėngonte dorėn Dorianit. Sesi i dukej vetja. Nė moshėn midis adoleshentes dhe rinisė ajo ishet nuse. Akoma s’kish mbaruar maturėn kur Doriani i propozoi. Pas disa takimeve, ai nxitoi pėr t’u kthyer nė Greqi se “humbas punėn”. Ajo nuk pranoi tė largohej pa bėrė martesė. Ai nė fillim hezitoi, por pastaj pranoi qė tė martoheshin. Vėllezėrit e saj, 26 e 20 vjeē nuk donin qė motra tė martohej nė atė moshė…. Sė fundi ēdo gjė mbaroi dhe ajo po bėnte rrugėn bashkė me Dorianin drejt Kakavijės. Nė Athinė mbėrritėn nė mesnatė. Qyteti i mitologjive llamburiste nga dritat. Rrugėt ishin plot makina. E para kėrkesė e saj ishte qė ta ēonte nė njė gabinė pėr t’i telefonuar familjes. Formoi numėrin, priste nė ankth.

-Alo, urdhėro-u dėgjau zėri i vėllait tė saj nga larg.

-Gėzim, vllaēko, jam Flora, sa mbėrritėm nė Athinė. Mė jep pak nėnėn tė lutem.

-Na, foli!

-Mama, si je mama?

-Shpirti i mamit, si mbėrrite? Si ndihesh?

Tė dyja qanin. Nxirrnin gjysmafjalėsh.

-Eja se vajti vonė!-foli i zėmėruar Doriani-kemi telefon nė shtėpi.

Ajo nuk i priste kėto fjalė. Mbylli telefonin e zėmėruar.

-Tė mė kuptosh Flora, ndjehem i lodhur e nuk jam mirė. Ajo ndryshoi menjėherė. Ju hodh nė qafė dhe e puthi. U ndje e gėzuar. Athina i kishte pėlqyer menjėherė. Sa hynė nė shtėpi, Doriani lėshoi ēantėn e iu turr frigoriferit nga nxorri njė “Amstel” tė ftohtė. U shtri nė divan dhe hapi televizorin. Ashtu, i shtrirė siē ishte, e ktheu me mjė frymė shishen e birrės, duke lėshuar njė “uaa” kėnaqėsie. Flora nduk ngopej sė pari atė shtėpi qė i kish bėrė shumė pėrshtypje. Ngjitja me ashensor, mobilimi i dhomave, paisjet elektronike, ishin njė syprizė e kėndėshme. Gjithėmonė e kish ėndėrruar njė shtėpi tė tillė, tė vetėn, pa njerėz nėpėr kėmbė.

-Dori, dua tė bėj njė dush.

-Ul poshtė atė dorezėn e zezė, lėre disa minuta e pastaj lahu-sqaroi ai pa lėvizur nga vendi.

Ajo nisi tė nxjerrė rrobet nga ēanta e t’i sistemoi nė dollapin e murit. Pėr ēdo send tė sajin diēka ndjente. Njė kujtim e erė-familjeje. Pasi e sistemoi dollapin u zhyt nė vaskėn ngjyrėmente nėn peshėn e ujit tė ngrohtė. Ishte hera e pare qė lahej nė kėtė mėnyrė. U fėrkua ku donte ajo e nuk i bėhej tė delte jashtė asaj kėnaqėsie. Kur po i vinte gjumė e detyroi veten tė dilte nga vaska. Hyri nė salon e pa Dorianin. E kish zenė gjumi me gjithė roba. Nuk dinte ē’tė bėnte, ta zgjonte apo ta linte nė gjumė? Iu afrua dhe e kapi lehtė nga supet. Mori njė batanie dhe e mbuloi. U ul pėrballė. Nuk i flihej. Ndjente njė frikė e pasiguri. Nuk u shtri nė krevatin dopio tė dhomės. Mori edhe ajo njė batanie dhe u mbulua nė divanin e sallonit. Vetėm kur po zbardhte e mundi gjumi. Kur u zgjua pa se Doriani nuk ishte nė shtėpi. I erdhi keq qė nuk mundi t’i bėjė kafenė e tė hanė mėngjesin bashkė, siē kish ėndėrruar. Pėrgatitja e drakes nuk i zuri shumė kohė. Qoftet me mish tė grirė dhe pilafin e bėri me kėnaqėsinė dhe ankthin e pritjes. Mori njė portokollatė dhe u ul pėrballė televizorit. Me pultin e drejtimit nisi tė luaj me stacionet e shumtė. U mėrzit me ato pamje dhe nisi tė shtronte tryezėn qė ta gjente gati Doriani kur tė kthehej. Befas u hap dera e hyri ai. Ajo u ngrit e iu hodh nė qafė. Ai e puthi ftohtė nė faqe e u ul nė tryezė. Do jetė i lodhur tha ajo me vete, pėr ta nxjerrė veten nga shqetėsimet.

-U mėrzite qė sot?-pyeti ai. Kėshtu e ka Greqia. Problemi i parė ėshtė puna, pėr punė kemi ardhur. Koha pėr qejfe ėshtė e kufizuar…

-Po pėr mua do tė gjendet punė-foli ajo mė shumė pėr tė thyer heshtjen se pėr seriozitetin e fjalėve qė tha.

-Qė sot. Bvisedova me njė pronar lokali qė e njoh prej kohėsh. E pranoi kėrkesėn pasi kishte njė vend bosh edhe pėr ty. Tė dy do tė vemė ndonjė lekė mėnjanė. Eh, Greqia ėshtė shumė e vėshtirė, ka racizėm e ne shqiptarėve nuk na kanė shumė pėr qejf. Prandaj pronares nuk do t’i kundėrshtosh pėr asgjė se njė telefonatė policies i bėn ajo dhe, hop policia e pėrfuindojmė nė Kakavijė. Jemi hallexhi, s’kemi ardhur pėr qejf.

Ajo dėgjonte duke u dridhur. Nuk e mendonte se do tė niste punė qė ditėn e pare, aq mė tepėr qė nuk dinte gjuhėn. Donte t’i thoshte qė tė rrinte disa ditė sa tė mėsonte disa fjalė, por ajo vetė e kish pyetur pėr punė dhe do i dukej i padrejtė ēdo lloj justifikimi. Ēdo gjė i dukej e turbullt e shumė e turbullt. E shihte tė shoqin nė sy e s’dinte se ē’fshihesh tek sytė e tij. Nė orėn 7-30 tė mbremjes dolėn nga shtėpia. Hypėn nė njė taksi qė ajo s’dinte ku do e ēonte. Pas pesėmbėdhjetė minutash, qė kish dredhuar nė njė lagje me ndėrtesa tė vjetra, taksia ndalio nė njė ndėrtesė tre katėshe. Te shkallėt i priste njė grua rreth tė pesėdhjetat, e mbajtur dhe serioze. Ajo e pa nga koka nė kėmbė Florėn, me njė imtėsi tė tillė sikur do i priste fustanin e martesės.

-Mė pėlqen!-i foli ajo Dorianit nė gjuhėn greke.

-Dakord, do tė vi ta marr pas punės.-foli Doriani-kjo ėshtė pronaria jote. Mos kundėrshto se na morri lumi. Nė mėngjez do tė vi tė tė marr unė-i foli ai Florės nė shqip dhe doli.

Flora mbeti e ngrirė-statujė. Pronaria e futi nė njė dhomė aty pranė. Dhoma kishte vetėm njė krevat dopio, njė karige, njė komodinė me njė kane ujė sipėr. Nė dritare e nė mure ishin varur perde tė rėnda kadifeje, qė e bėnin mė tė ėmbėl dritėn.

-Dėgjo!-i foli ajo me njė shqipe qė tė kallte datėn-puna unė, ata lekė.

Flora po hapte sytė e habitur. Pronaria e la nė hutimin e saj dhe doli.. Pas pak hyri me njė vajzė rreth njėzetė vjeēe, qė mbante vetėm tė mbathura e sytiena tė kuqe. Flora u drodh kur e pa ashtu.

-Nga je ti?-pyeti e porsaardhura, nė shqip pa kurfarė ndrojė.

-Nga N.-ia ktheu Flora duke mos e pare nė sy.

-Vetėm je apo me dashnorin?

-Jo, jam me burrin!

-E di, e di, tė gjitha kėshtu themi ne kur vijmė kėtu, por dėgjo kėtu: do tė veshėsh rroba si dhe unė. Ja, t’i kam sjellė. Me meshkujt do tė jesh e kujdesėshme. Do tė bėsh ē’duan ata. Mardhėniet do t’i kryesh me kontraceptiv. Mundohu t’i kalosh nė orgazėm sa mė shpejt. Sa mė shumė klientė tė kesh, aq mė shumė para do tė fitosh-dhe vazhdoi t’i tregonte marifetet e saj. Flora nuk po u besonte veshėve e syve tė saj. Ndjehej si nė njė planet tjetėr.

-Hajde, vishu tani!-i tha ajo duke e tundur nga supet.

Flora as mendonte e as vepronte. Vetėm nė vesh i vinin fjalėt e Dorianit me polici e Kakavijė. Nuk morri vesh se si u zhvesh e si u vesh me ato mbathje e sytjena qė i digjnin trupin. Pastaj erdhi mashkulli i parė e pastaj me rradhė meshkuj tė tjerė… As nuk e morri vesh kur erdhi Doriani pėr ta marrė. Ai hyri drejt e nė dhomėn e saj, mbasi ajo po vonohej. As ndjeu keqardhjen mė tė vogėl, kur e pa ashtu “viktimė e qejfit tė meshkujve”. Nisi ta vishte vetė. Ajo i bindej si fėmijė. Pronaria e priste tek dera. I dha paratė Dorianit duke i thenė se kishte shumė mangėsi, ndaj duhej qė ta instruktonte mire pėr tė vazhduar ditė t e tjera. Hypėn nė taksi dhe morėn udhėn pėr nė shtėpi. Sa hyri, u drejtua drejt e nė banjo. Mbushi vaskėn e rrinte ashtu pa lėvizur. Pas pak hyri dhe Doriani. U ul te cepi dhe e pyeti:

-U lodhe?-dhe i ledhatoi flokėt.

Ajo nuk reagoi fare. As hyrjen e tij nė banjė nuk e kish ndjerė.

-Pse nuk flet? Ke marrė inat me mua? S’ka arsye, ti je gruaja ime dhe unė tė dua si mė pare. Ti bėn punė si tė punoje nė njė punė tjetėr. Sa tė grumbullojmė paratė e nevojshme, pėr njė shtėpi e njė dyqan. Do tė lindim edhe njė fėmijė e do tė kthehemi nė Shqipėri.

Ai fliste ndėrsa ajo ndjente vetėm freskinė e ujit.

-E shikoij qė je lodhur sot. Unė do tė dal nė punė. Ti shlodhu, ha bukė dhe shtrihu.-E puthi dhe doli.

Ajo po jetonte njė botė tjetėr. Donte qė trupi t’i tretej nė ujė e tė mos ishte mė trupi i saj. As vetė nuk e morri vesh sa ndenji nė atė gjendje jashtė vetes. Fshiu me peshqir kokėn, thau flokėt, trupin e la ashtu pa fshirė. U vesh me njė robdeshambėr e u drejtua pėr te telefoni. E mori telefonin dhe u shtri nė shesh. Nuk e mbanin kėmbėt. Nga celulari i vėllait u dėgjua “Urdhėro!” Frymėmarrja e vėllait dėgjohej si tė ishte aty pranė. Ajo nuk po fliste. Pas disa sekondash, mbodhi veten dhe foli: “Flora jam!” Vėllai nuk e njohu atė zė-motre.

-Flora, motra, ēfar ke? Folė!

-Gėzim vėlla, eja tė mė marrėsh…Eja sa mė shpejt!-dhe lotėt e mbytėn.

-Flora, motra mė merr pas 10 minutash.

Vėllai u nis menjėherė te babai i Dorianit. Babai i Dorianit po krasiste hardhinė nė oborr. Ra pėrsėri zilja e celularit. Ai ia dha tė jatit tė Dorianit. Eshtė Flora nga Greqia-, i tha ai me gjysėm zėri, vjehrrit tė motrės.

- “ Vėlla eja mė merr menjėherė, Doriani mė tradhėtoi, mė ēoi te ai vėndi qė ėshtė turp ta them, mė vrau jetėn, mė poshtėroi…” Babait tė Dorianit i ra telefoni nga dora. “Doriani nuk ėshtė mė djali im. Ai pėr mua ėshtė i vdekur. Nuk ėshtė mė djali im. Po nuk e vratė ju do ta vras unė!”


***

Dy vėllezėrit, Gėzimi e Altini, kaluan kufirin nė kėmbė dhe zunė taksinė qė i priste matanė. E kishin sqaruar shoferin qė t’i ēonte nė Athinė, nė adresėn e dhėnė, para ores CAPut!’-tė. Ishte ora qė Flora pėrgatitej pėr punė. Nė orėn 18-30 ata i ranė ziles. Derėn e ēeli Doriani, qė sa pa dy vėllezėrit e Florės shtangu. Flora iu hodh nė qafė Altinit pastaj Gėzimit. Doriani rrinte si mbi gjemba. Vėllai i vogėl e mori motrėn mėnjanė dhe i tha tė bėhej gati pėr tė ikur. Me Dorianin do tė flisnin ata. Ajo hyri nė dhomė pėr t’u veshur. Gėzimi me njė sfungjer i zuri gojėn Dorianit dhe Altini e goditi me tetė thika nė zemėr. Trupin e pajetė e mbėshtollėn me tapetin qė ishte pasdere dhe e zhytėn nėn divan. Pastaj u pastruan shpejt e shpejt, sa motra nuk morri vesh asgjė nga ajo qė kish ndodhur, kur doli nga dhoma. E morėn motrėn, ashtu tė qetė, siē kishin organizuar planin, dhe morrėn taksinė qė i priste te porta. Tė nesėrmen nė mesditė mbėrritėn nė Tiranė. Gėzimi me tė motrėn u nisėn drejt shtėpisė ndėrsa Altini tek i jati i Dorianit. Ai shtangu kur e pa, edhe pse e priste. “Urdhėro!’ i tha Altini dhe i zgjati njė shami me diēka tė mbėshtjellė. Kur e mori ne dorė, me prekljen e mollėzave ndjeu njė copėz mishi me kėrc.I jati e mori me mend : ishte veshi i prerė i djalit. “Mirė ia bėre!” foli me njė zė tė humbur dhe mbylli derėn. Gjatė rrugicės pėr nė shtėpi pėrpara syve i kaloi njė gjethe hardhie e zverdhur. Gjethe vjeshte. Stinėt ndjekin rregullsinė e tyre mijėravjecare. Ndėrsa njerėzit, eh , njerėzit….



 


Xhemazije Rizvani


Nė ciklin e ri tė publikimit tė veprave mė tė bukura artistike, zgjodhėm disa poezi tė poetes sė re tetovare, Xhemazije Rizvani. Nėse Ju keni vepra artistike, tė cilat doni tė mos i mbani mė tė fshehura nepėr sirtar, postojini ato nė E-mailin e Radio Focusit (radiofocus@hotmail.com) dhe ne do t`i publikojmė nė Web-faqen tonė. KURAJO !

SI IKE KĖSHTU


Ne sirtarin e kujtimeve hapa ne ikje numeroj
numer dyzet jane kepucet qe shkelin tmerresisht bute

te lehte fjolle e kam gjumin
posi te dielen vone
kur gati vrava veten qe shpinen e kthyer sta pash
vetem doren gjembake ndjeva
tek zgjoi bishen ne mua

si iket keshtu i dashur?

Ua hape deren oreve kur parreshtur
doje te ishe nje Krisht i kryqezuar mbi mua

C'ishte ajo klithme jotja "te dua"
qe e nxirje si dioksid karboni
e ajo qe te pershkonte si hije shpate
sa here te thosha "do vij prap"?

E kush ka thene se ardhacaket gjithmone priten?


2.Ku e ka fundin tmerri?

Bien frymore,biene njeri vend nuk ze
ku e ka fundin tmerri?

Ketu stinet abortojn
here akull here vape,pastaj dimer,pastaj vere,pastaj...
Njeriun bota e perkund ne djepin e meshires
te lindur dhe te rritur nen te njejten ēati me tmerrin

E pollen zotin
u ben xhelat te vetvetes

Para takimit te padeshirueshem
i pari ia plas gazit
te dytet mbyten nga lotet e gazit te tij.



TE DIELAT

Ti me i madhi tmerr i imi
shenjteri e paemert
hyjni qe i besoj dhe i lutem
"MI ZBUKURO TE DIELAT"!!!1
ditet e merzise pa fund
qe te besoj ne super-fuqi
Kalendari ne mur i zbehur
ora rend si e ēmendur.
Kesaje te diele shkruaj me ngjyre te zeze
e diel e zeze
se diskutoj qe ne nje dite te diel si kjo
do te shuhem.


FUNDI

Flladi i mengjesit mi mbyll syte
dicka brenda meje verbon
era e lehte,zhyt ne gojen e tokes gjethet nje nga nje
i perbine
merreni edhe nje dite nga kalendari im
zhdukeni
s'ka c'me duhet fillimi
me mjafton ky fund!


IK SI IKET

Mu ne cep te syrit te gervisht turperimi
trajtat e buzeqeshjes tende shpalohen
se ēane koken qe kepucet i ke mbathur
dhe burreri tregon duke shtypur te qenat!

lumturia u zhbe.....

Shkelmo gjithcka qe mundesh
por nen strehen e kujteses tende
rruaj klithmen e trazimit tim
dhe IK SI IKET!


ME FAL

Njehem e thyer!
Djerset e te gjitha fajeve rrane mbi mua
sa kurrizi me eshte kerrusur
kam nje mal me faj....
Te arsyetohesh rreptesisht e ndaluar!
S'arrita ne kohe ti qeth mendimet
ti kap e ti cof ndjenjat,mos mekatoj...
Me fal,por te desha...
mbaroi gjithcka,e di
rreshkitja e fajeve s'ka te sosur
jam nje e marre e deshperuar
qe vetem heshtjesveshin ia vari deri ne kete mbarim

Po ti,o e marra fund
e di sa dhembje kam ne shpirt
me fal
O FUNDI IM!!!!!!!


KUOTE ZEMERIMI

Shpirt,
mos gerryej ditet e kalendarit tim
per nje te diel te merzitshme
dhe nje te hene te jashtezakonshme
se kane frymen e dikurshme!

Mllef kane,ta kycin gojen
sa s'te therras dot"shpirt"....

Te pa qenat s'ke si i prek
fijet e holla te mashtrojne
keputen...
bien....
rrezohemi e ngrihemi
ne kuote zemerimi!


PĖR TĖ GJITH NGA PAK
Xhim Belushi: Jam krenar qė jam shqiptar Posted by Redaksia (2008/4/22)
Los Anxhelos, 17 prill (MIA) - Kam njė besim tė madh te lidershipi i kryeministrit Sali Berisha dhe te planet e tij pėr tė sjellė nė Shqipėri prosperitet dhe njė jetė mė tė mirė.

E pėrmendim shpesh me krenari se "ėshtė shqiptar", shkrihemi sė qeshuri me batutat dhe mimikėn e tij nė njė telekomedi shumė tė suksesshme qė ka bėrė xhiron e botės dhe qė po shfaqet edhe nė ekranin shqiptar, dimė se ka pasion tė madh pėr kėngėn, qė ka shkruar njė libėr autobiografik, por qė pėr herė tė parė kemi mundėsi ta njohim mė nga afėr pėrmes vetė fjalėve tė tij: Xhim Belushin, aktorin shqiptaro – amerikan qė me kėnaqėsi ka pranuar tė japė njė intervistė pėr lexuesit e revistės "Shqip" tė Shqipėrisė.


MOZAIK

zoom
Kėngėtarja joshėse, Rozana Radi, ka vendosur tė qėndrojė paksa larg kėngės por jo edhe larg muzikės. Nė qetėsi, ajo dėshiron t’i pėrkushtohet njė tjetėr pasioni tė saj, aktrimit, por edhe krijimit tė teksteve tė kėngėve.

“Jam shumė e lodhur nga muzika dhe mė mirė tė themi nuk kam nerva tė merrem mė, tė paktėn pėr momentin. Mė kanė munduar shumė zhurmat, pjesėmarrjet nė diskoteka, koncerte, kontakti me njerėzit, mėnyra sesi duhet tė sillesh me ta. Si duhet t’u flasėsh, t’u qeshėsh. Sinqerisht jam e lodhur. Pėr njė farė kohe nuk dua t’i kthehem muzikės. Dua tė bėj pak pushim”, ka thėnė Radi, nė njė intervistė pėr Bluetooth.

Rozana sapo ka pėrfunduar filmin me metrazh tė shkurtėr i cili ėshtė njė tjetėr pasion pėr tė. Filmi mban titullin “Mira” nė tė cilin Rozana interpreton rolin kryesor. Aktualisht filmi ndodhet nė studiot e montimit nė Amerikė dhe shumė shpejt do tė vijė nė Tiranė nė festivalin e filmit me metrazh tė shkurtėr.

Ndėrkaq sa i pėrket jetės sė saj private ajo ka thėnė: “Nuk ka asnjė ndryshim nė jetėn time. S’ka asgjė tė re. Nuk jam e dashuruar, ndoshta kjo ėshtė periudha e reflektimit, pas njė kohe tė gjatė qė ke kaluar me njė njeri qė ke dashur shumė. Nuk kam vendosur ende tė jem me dikė tjetėr. Ėshtė e vėshtirė. Fillon njeriu nga pretendimet”.

zoom
Padashur tė mėrzisim kėngėtaren profesioniste, “Bluetooth” veēoi kėtė thashethem pėr shkak tė veēantisė sė tij. Njė video e xhiruar gjatė njė evenimenti, koncerti tė madh tregon kėngėtaren "veterane" tė skenave shqiptare duke kėnduar. Papritur, nė njė moment qė Irma po kėndon dhe qindra spektatorė kėrcejnė duke iu bashkuar ahengut nė njė pistė tė madhe tė improvizuar, ajo ka filluar tė qeshė. Nė fakt nga videoja nuk kuptohet se ēfarė ka nxitur kėngėtaren tė qeshė, por ajo qė mund tė dallohet qartė ėshtė se pas pak sekondash Irma nuk arrin tė pushojė sė qeshuri, ndėrkohė qė pėrpiqej tė kėndonte dhe tė fliste. Ashtu siē pritej, reagimi i publikut ka qėnė aspak negativ, pėrkundrazi, ishte njė reagim maft dashamirės ndaj njėrės prej kėngėtareve tė tyre tė zemrės. ‘Tė ndezur’ nga efekti i muzikės dhe atmosferės, ata kanė vazhduar tė kėrcejnė nė varg. Nė fund tė fundit, publiku nuk kishte pse tė reagonte keq, pasi dhe kėngėtarėt qėnie njerėzore janė, me ndjenja dhe pėrjetime.
zoom
Padyshim ka krijuar njė emėr nė art jo vetėm falė zėrit tė saj, por edhe nga performancat shpesh sensuale. Nuk e ka pasur tė vėshtirė startin dhe tė bėjė tė njohur emrin e saj, pėrderisa mbiemri ishte tashmė shumė i njohur. Vajza e regjisorit tė njohur Ferdinand Radi dhe mbesa e kantautorit shumė tė dashur pėr tė gjithė, Franēesk Radi, ajo ka mundur tė bėjė pėr vete shumė fansa nė kėtė treg, akoma tė etur pėr risi nė muzikė. Nė vite duket se ka preferuar mė shumė tė investojė pėr albumet sesa tė jetė pjesė e kompeticioneve tė ndryshme muzikore dhe nė fakt albumet e saj nuk kanė kaluar asnjėherė nė heshtje.

Paraqitja mė e fundit e Rozana Radit kėtė radhė ka qenė nė njė kompeticion, te festivali “Mikrofoni i Artė”. Fakti qė ky ėshtė njė festival i cili promovon kryesisht emra tė rinj, por edhe rryma tė ndryshme muzikore, duket se e ka bindur Rozanėn tė jetė pjesė e tij. Ka lėnė mėnjanė ritmet, si ato tek albumi i fundit “Rrotullo me gisht” dhe ka dalė para publikut me njė baladė tė titulluar “Unė, ti ajo”. Vargjet, tė cilat i ka shkruar vetė ajo, rrėfejnė pėr njė vajzė e cila i merr tė dashurin shoqes sė vet.

Madje kaq me shpirt e ka interpretuar kėtė kėngė Rozana sa shumė miq tė saj e kanė pyetur nėse i ka ndodhur nė jetė qė shoqja t’i marrė tė dashurin. Ajo me natyrėn e saj ēapkėne ėshtė pėrgjigjur: “Ku guxon femėr tė mė marrė tė dashurin mua!”. Njė nga gjėrat qė kanė rėnė nė sy tė kolegėve tė saj dhe tė organizatorėve tė “Mikrofonit” ėshtė edhe fakti se nė prapakuinta Rozana ėshtė shumė e qetė. Madje kėtė radhė ajo ėshtė parė gjithė kohėn duke bėrė shaka me miqtė, si ka kthyer edhe ndonjė shishe birrė me mikun saj Kastron, tė shoqėruar me ndonjė cigare. Ndėrsa nė skenė performanca ka qenė jashtė tė gjitha parashikimeve. Me njė fustan tė shkurtėr tė kuq super mini dhe me rripa, Rozana krahas melodisė sė bukur, iu ka dhuruar spektatorėve edhe njė performancė fizike qė i ka lėnė ata pa frymė. Nuk ishte e vėshtirė tė kuptoje qė poshtė fustanit nuk kishte sutjena, ndėrkohė qė poshtė getave dukeshin fare qartė njė palė mbathje me dizenjo si lėkurė leopardi. Dhe sapo ka mbaruar kėngėn, ka vijuar me ēmenduritė e saj.

Eshtė afruar dhe e ka puthur Olti Currin nė buzė. Njė surprizė edhe pėr kėtė tė fundit, i cili padyshim duhet ta ketė shijuar shumė kėtė moment. Pra gjithēka njė surprizė e vėrtetė dhe e mrekullueshme. E pyetur pėr kėtė fakt Rozana ka thėnė: “E ēfarė kishte pėr tu ēuditur? Mos harroni, unė jam edhe aktore dhe ajo qė bėra ishte thjesht njė puthje artistike, ashtu siē ka puthur Sabrina Ferrili Pipo Baudon nė skenėn e San Rremos. Por dua t’ju them se nuk ishte diēka e menduar, thjesht mė erdhi ta bėja pikėrisht nė atė moment.” Thuhet se nė fillim, meqė kėnga ishte baladė, Rozana kishte menduar qė tė vishte njė fustan tė gjatė, por mė vonė duke menduar se publiku qė do ta ndiqte ėshtė relativisht i ri nė moshė, ka ndėrruar mendim. Dhe nė fakt ka bėrė mirė, po tė kemi parasysh qė linjat e Rozanės kohėt e fundit janė bėrė perfekte falė edhe njė diete strikte qė po mban kėngėtarja. Nė fakt kush e mban mend nė daljet e saj tė para, mund tė kuptojė fare mirė qė Rozana ėshtė transformuar tėrėsisht. Pamjen e saj tė hijshme, ndėr tė tjera ia japin edhe rrobat, tė cilat mesa tregojnė miqtė e saj janė qė tė gjitha firmato.

Dhe njė pėrkujdesje qė nuk shkon kot. Rozana i trullosi tė gjithė me lookun dhe pėr kėtė fakt mori ēmimin “Best look”. Sa pėr jetėn private, kėngėtarja thotė se nuk ka asgjė tė re. Kohėt e fundit ėshtė pėrfolur shumė pėr mundėsinė e njė lidhjeje kur nė njė eveniment ėshtė parė e shoqėruar me njė djalė, por Rozana thotė se tė gjitha janė thashetheme pasi ai djalė ėshtė ēuni i tezes sė saj. Ndėrkohė kėngėtarja nuk ka lėnė pas dore edhe karrierėn e saj nė teatėr, ku sė fundmi ėshtė paraqitur me rolin e Kristinės te “Bebet e Kazanovės”.

zoom
Kėngėtarja Bleona Qerreti me ēdo kusht dėshiron tė jetė nė njė hap me yjet e arenės botėrore. Duket se bėn ēmos vetėm e vetėm pėr t’u paraqitur moderne dhe sa mė ekstravagante duke blerė veshje tė firmave mė tė njohura. Por kjo gjė siē duket nuk e dėmton edhe aq buxhetin e Bleonės
pasi ajo ndjek edhe njė hap tjetėr tė yjeve gati-gati deri nė kopjim. Mėsohet qė njė fustan tė cilin
Bleona e ka veshur nė vetėm njė paraqitje tė saj nė skenė ia ka shitur pėr 250 euro njė vajze nga Kosova. Ka qenė vajza e cila ėshtė tėrhequr shumė nga veshja e Bleonės por edhe pėr faktin se ai ėshtė mbajtur nė skenė nga kėngėtarja e saj e preferuar. Nė kėtė rast Bleona nuk ka dalė e dėmtuar nga shpenzimi marramendės pėr lookun ndėrsa vajza ka mbetur shumė e kėnaqur. Nė mbrėmjen e saj tė maturės ajo ka mbajtur veshur fustanin e kėngėtares bukuroshe.

zoom
Salla me mijėra qytetarė, simpatizantė tė Behxhet Pacollit ėshtė ndezur kur nė skenė ka dalė Ēiljeta. Ka mjaftuar tė kėndojė vetėm njė kėngė pėr tė ngritur nė kulm atmosferėn duke kėnduar e kėrcyer me njė minifund para simpatizantėve tė partisė AKR nė Pejė. Duhet theksuar se biznesmeni i njohur Behxhet Pacolli nė fushatėn e tij elektorale po angazhon kėngėtarėt mė tė njohur shqiptarė pėr tė argėtuar simpatizantėt e tij. Himinin nė Pejė, e ka kėnduar kėngėtari Kastriot Tusha, ndėrsa ka vazhduar tė argėtojė masėn kėngėtari kosovar Xeni. Ajo qė do t’i interesonte mbarė opinionit publik nė kėtė rast ėshtė: Sa mund tė paguhen kėngėtarėt nga pasaniku Pacolli? Por kėtė tė preferuarit e tij, e mbajnė me tė vėrtetė si njė sekret.
zoom
Soni Malaj kėtė herė do tė vijė krejt ndryshe, mė njė veshje dhe pamje qė kurrė mė parė nuk ėshtė parė. Kėto ofrohen nė kėngėn e saj mė tė fundit, klipin e sė cilės po e pėrfundon me merak regjisori i mirėnjohur ku tė gjithė mbėshteten pėr tė krijuar diēka vėrtet cilėsore, Alexandri. “Zik-Zak” ėshtė titulli i kėngės e cila ka impenjuar me pėrkushtim nė shėrbim tė dashurin e saj tė zemrės Florin, si dhe Big Bastėn e Ervin Gonxhin. Video e kėngės do tė publikohet sė shpejti ekskluzivisht pėr Albaniac.com Foto qė shihni i pėrket ēasteve nga sheshi i xhirimit. Vetė Soni pėr kėtė kėngė ėshtė shprehur se ėshtė mjaft e rėndėsishme dhe ēdo gjė do tė donte ta realizonte nė perfeksion.



RADIO FOCUS LIVE
Pėr tė dėgjuar Radio Focus live pėrmes internetit klikoni mbi logon e programit tė cilin ju e pėrdorni.









Nese nuk dispononi keta programe, atehere klikoni mbi linkat e me poshtem
 
Winamp
Media Player
Real Player
LINKS
          
AGJENCI LAJMESH
Gazeta
Televizione
PARTI POLITIKE
INTERNET TELEFONA
STUDENTET
SHKENCE
RADIO
REVISTA
FAQE PERSONALE
TE NDRYSHME



Copyright © 2005 by Radio Focus